Site icon Telegrafi

Eventi për prezantimin e iPhone 14 pritet të mbahet në fillim të shtatorit

Më 7 shtator, Apple pritet të mbajë eventin e ardhshëm për lansimin e produktit të ri, sipas Mark Gurman të Bloomberg.

Kompania në kushte normale zhvillon event të madh në pjesën e parë të shtatorit, raporton The Verge, përcjell Telegrafi.

Apple flitet se do të prezantojë linjën e iPhone 14 në këtë event, që pritet të përfshijë: iPhone 14 bazë, një iPhone 14 të ri me ekran të madh, një iPhone 14 Pro dhe një iPhone 14 Pro Max.

Në vitet e kaluara, iPhonat e prezantuar në këto evente kanë dalë në shitje pak kohë më vonë – Gurman raportohet se punëtorëve të dyqanit iu është kërkuar të përgatiten për një lansim të një lloji më 16 shtator.

Apple nuk është deklaruar lidhur me këtë pretendim. /Telegrafi/

Exit mobile version