Torino thuhet se është në prag të përfundimit të një transferimi të portierit shqiptar, Etrit Berishën, i cili ka mbërritur në qendrën sportive Granata për të kryer testet mjekësore.
Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio ka raportuar se portieri i SPAL është vendosur për një lëvizje në Torino, për të zëvendësuar Salvatore Sirigun.
Portieri shqiptar i ka mbetur edhe një vit nga marrëveshja me Biancazzurri, por klubi Granata thuhet se kanë arritur një marrëveshje mbi një kthim në Serie A.
Berisha ka përvojë në Serie A nga koha e tij me Lazion dhe Atalantan gjithashtu, duke luajtur 139 herë në kampionatin italian.
#Calciomercato, #Torino | Giornata di visite mediche per #Berisha https://t.co/axe95PKrbC
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 1, 2021
Di Marzio raporton se shqiptari ka mbërritur në Torino për të kryer testet mjekësore me ekipin e Urbano Cairos dhe do të nënshkruajë kontratën sapo të marrë miratimin nga stafi mjekësor i klubit Granata.
32-vjeçari, i cili ka luajtur 65 herë me Shqipërinë, u transferua në SPAL nga Atalanta në vitin 2019 dhe sezonin e fundit luajti në Serie B, ku ekipi i tij përfundoi i nënti në tabelë. /Telegrafi/
💰| CALCIOMERCATO
Visite mediche in corso per Etrit #Berisha allo Stadio Olimpico "Grande Torino"https://t.co/igxVG2VZMG
— Toro News (@Toro_News) July 1, 2021