Ndonëse “Game of Thrones” është i preferuar për shumëkënd, kjo nuk do të thotë që edhe për aktoren amerikane, Julia Roberts.
Aktorja 51 vjeçare ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë serialin e popullarizuar, pavarësisht së tashmë është ndër më të shikuarit dhe pëlqehet mjaft shumë.
Julia në një intervistë me Patricia Arquette ka folur për aktorët, ndërsa një nga pyetjet ishte nëse e ka parë “Game of Thrones”. “Unë kurrë nuk e kam parë ‘Game of Thrones’. Shumë e frikshme apo ka shumë seks'”, ka thënë Roberts.
E të njëjtit mendim ishte edhe Arquette teksa thotë se ka edhe shumë “zombie dhe gjëra të tjera”.
Përndryshe, episodi i fundit i “Game of Thrones” është transmetuar fundjavën që shkoi, edhe pse ishin nënshkruar mbi 200.000 peticione për ribërjen e sezonit final. /Telegrafi/