Ruben Neves ka pohuar se nuk ka asnjë polemikë mes lojtarëve të Portugalisë, pavarësisht nga pasojat e dukshme nga intervista e buijshme e fundit e Cristiano Ronaldos.
Sulmuesi i Manchester United kritikoi hapur Erik ten Hag dhe mënyrën se si ai ishte trajtuar nga klubi në një intervistë shpërthyese televizive me Piers Morgan këtë javë. Sportsmail që atëherë ka zbuluar se United po kërkon të ndërmarrë veprime ligjore kundër 37-vjeçarit si rezultat i komenteve të tij.
Pavarësisht ngjarjeve rreth sulmuesit të Portugalisë, Neves këmbënguli se skuadra mbeti e përqendruar dhe e bashkuar.
“Nuk ka polemika brenda dhomës së zhveshjes. Pra, është e pamundur që ne të kemi frikë nga ndonjë ndikim rreth asaj polemike pasi nuk ka polemika brenda dhomës së zhveshjes”, ka thënë ai fillimisht.
“Kjo polemikë ekziston në media, jo në dhomën e zhveshjes. Është thënë e gjitha. Ne jemi 100 për qind të fokusuar në synimin tonë në Kupën e Botës”.
“Kemi një ambient spektakolar në kombëtare. Ky është fokusi ynë”, ka shtuar ai
Kishte zëra për një mosmarrëveshje mes Ronaldos dhe Bruno Fernandes pas një shkëmbimi në dukje të ftohtë në dhomën e zhveshjes, por mesfushori që atëherë ka mohuar që dyshja të kenë një raport acarues. /Telegrafi/