Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, është në përgatitje të një tjetër projekti të ri muzikor.
Ai këtë herë siç tregon ka bashkuar forcat me këngëtaren nga Shqipëria, Luar Arani.
Projekti i dyshes është thuajse në finalizim dhe së shpejti pritet të lansohet i plotë.
Në një video të publikuar nga Luar në rrjete sociale, artistët e mirënjohur shfaqen me paraqitje atraktive.
Videoklipi duket të jetë realizuar në Shqipëri dhe një pjesë e tij në ‘Kështjellën e Gjirokastrës’.
Megjithatë, deri më tani nuk është zbuluar akoma një datë e saktë e publikimit.
Ky është bashkëpunimi i parë i tyre, që pritet të ketë suksesin e dëshiruar edhe nga fansat e publiku. /Telegrafi/