Site icon Telegrafi

Erling Haaland shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Erling Haaland (Foto" Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Erling Haaland është bërë adoleshenti me më së shumti gola brenda një sezoni të Ligës së Kampionëve me golin që e shënoi në ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Salzburgut.

Talenti norvegjez e ka nisur për mrekulli edicionin e sivjetmë në garën më të madhe evropiane për klube duke arritur të shënojë shtatë gola në katër ndeshje.

Në këtë mënyrë, 19-vjeçari e ka kaluar legjendën Raul dhe yllin Kylian Mbappe, të cilët kanë shënuar nga gjashtë gola, për Real Madridin dhe Monacon, respektivisht, brenda një sezoni kur ishin adoleshentë.

Erling Braut Haaland (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ai është bërë njëherësh, lojtari i katërt në histori të Ligës së Kampionëve që shënon gola në të katër paraqitjet e para, duke iu bashkuar emrave, si Ze Carlos, Alessandro Del Piero dhe Diego Costa, që e kanë arritur këtë.

Ndërsa shifra prej shtatë golash është për dy më e lartë se cilido lojtar që ka shënuar në katër sfidat e para të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version