Site icon Telegrafi

Erion Veliaj uron Përparim Ramën për marrjen e detyrës së kryetarit të Prishtinës, çmon lartë punën e Shpend Ahmetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar Përparim Ramën për marrjen e postit të të parit të Prishtinës.

Veliaj përmes një shkrimi në profilin e tij në Twitter ka çmuar lartë punën e deritanishme të ish-kryetarit Shpend Ahmeti, duke thënë që për këto vjet qeverisje me Prishtinën e ka transformuar kryeqytetin e Kosovës dhe e ka vendosur atë në hartën e qyteteve moderne.

“Shpend Ahmeti e transformoi Prishtinën në një vend funksional, të pastër, plot jetë – thënë troç, e vendosi ne hartën e qyteteve moderne. Bravo mik! Sot e merr stafetën, miku ynë i përbashkët Përparim Rama për ta çuar akoma me tej punën e nisur! Suksese dhe të priftë e mbara!”, ka shkruar Veliaj. /Telegrafi/

Exit mobile version