Site icon Telegrafi

Erion Veliaj nderon me mirënjohje Vesa Lumën, Aurela Gaçen dhe Elhaida Danin

Foto: Vesa Luma/Instagram

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, ka mirëpritur të enjten tri artiste të veçanta të skenës në zyrën e tij.

Bëhet fjalë për këngëtaret e njohura: Aurela Gaçe, Vesa Luma dhe Elhaida Dani.

Të treja këto artiste, ai i ka shpërblyer me nga një dhuratë, në nderim të karrierës së tyre të suksesshme ndër vite.

Aurela Gaçe, Vesa Luma dhe Elhaida Dani mirëpriten në zyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Ai u ka dhuruar atyre “Kullën e Sahatit”, e cila është një mirënjohje e cila jepet në nderim të një prej monumenteve më të vjetra të qytetit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E emocionuar nga ky takim, këngëtarja Vesa Luma vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqte momente ng takimi i tri artisteve me kryebashkiakun Veliaj.

“Eshte nje ndjenje e jashtzakonshme dhe privilegj i madh, te pranoj mirenjohjen “Kullen e Sahatit” nga Kryetari i Bashkise se Tiranes, @erionveliaj ?Tirana qytet ky qe me rriti artistikisht dhe qe me dha aq shume dashuri! Kete energji dhe dashuri do ta ndaj sonte, bashke me dy artiste te medhaja dhe qe i dua shume, sic jane @aurelagaceofficial dhe @elhaidadani93 ne Sheshin Skenderbej! Ju presim me padurim”, ka shkruar Luma në Instagram.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Sonte (e enjte), ato do të performojnë në një koncert gjigant në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version