Turqia ka lëshuar urdhër arrest për ish sulmuesin e Përfaqësueses, Hakan Sukur si pjesë e hetimeve për tentimin e dështuar për grusht shtet kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Sukur akuzohet nga prokurorët se: “është anëtar i një grupi të armatosur terrorist”, duke iu referuar organizatës me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me udhëheqësin Fethullah Gulen, të cilin në Ankara e konsiderojnë se qëndron pas tentimit për grusht shtet, raporton agjencia e lajmeve turke, “Anadolu”, transmeton Zëri.
Sukur e kishte kritikuar haptas Erdoganin në një postim në Twitter, në shkurt të këtij viti. 44-vjeçari është me prejardhje nga Prishtina pasi babi i tij ishte i lindur në Prishtinë dhe pastaj ishte shpërngulur në Turqi.