Site icon Telegrafi

Erdogan thotë se Netanyahu është fajtori i vetëm për provokimin e konfliktit rajonal

Turqia akuzon Netanyahun për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja izraelite janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ka thënë Turqia.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Izraeli “po përpiqet të provokojë një konflikt rajonal dhe sulmi ndaj ambasadës së Iranit në Damask ishte pika e fundit”.

Lexo po ashtu Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Irani tha se sulmi ndaj Izraelit në fundjavë ishte në hakmarrje për një sulm në konsullatën iraniane, raporton skynews.

Erdogan tha në një konferencë shtypi se konfliktet e reja rajonale ishin të mundshme ndërkohë që “mizoria dhe gjenocidi” po vazhdon në Gaza.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me arsye të shëndoshë.

Ndryshe, presidenti turk kritikoi gjithashtu Perëndimin për dënimin e sulmit të Iranit, por jo sulmin izraelit në konsullatën e Iranit. /Telegrafi/

Exit mobile version