Telegrafi

Era Istrefi sjell video provokuese nga prapaskenat e klipit të ri

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Ajo ka paralajmëruar një këngë, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me reperin Noizy.

Biondja ka ndarë një video të re të realizuar në prapaskenat e këtij videoklipi.

Ndonëse nuk është zbuluar një datë e saktë e lansimit, ky projekt duket se vjen më shpejt se që mendohet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Heat, së shpejti”, ka shkruar ajo.

Era shquhet për paraqitjet provokuese, të cilat nuk do të mungojnë as në këtë video.

Të fundit këngë “Mona Lisa” e publikoi vetëm një muaj më parë, ku grumbulloi mbi dy milionë klikime. /Telegrafi/