Telegrafi

Era Istrefi ndan fotografi të mrekullueshme, nga prapasakenat e videoklipit në pritje

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Kënga e saj e re, e titulluar “Heat”, po krijon gjithnjë e më shumë pritshmëri tek fansat e saj, të cilët janë të etur për të dëgjuar këtë projekt të ri.

Së fundmi, Era ka publikuar disa fotografi magjepsëse nga prapaskenat e videoklipit të këngës, duke treguar kështu përkushtimin e saj në këtë projekt.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Në imazhet e ndara, ajo duket vërtet fantastike, e veshur me një ansambël të zi që thekson stilin e saj unik.

Çizmet e saj të gjata deri mbi gju dhe flokët natyralë të lëshuara krijojnë një pamje tërheqëse dhe të fuqishme.

Era ka ndarë me fansat emocionet e saj për këtë projekt të ri, duke shprehur se “Heat” është një këngë që reflekton energjinë dhe pasionin e saj për muzikën. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram
Foto: Era Istrefi/Instagram
Foto: Era Istrefi/Instagram
Foto: Era Istrefi/Instagram