Era Istrefi dhe Butrint Imeri janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Dyshja e famshme e estradës kanë njoftuar për këngën e re të tyre, e cila pritet të lansohet këtë javë.
Ata kanë sjell një imazh të përbashkët nga xhirimet e klipit të ri që është realizuar në Paris.
“Lonely, e enjte. 23:59”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Biondja ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese në një palë reçipeta unike.
Ky është dueti i parë i tyre, i cili besohet që do të pëlqehet e pritet mirë nga fansat dhe publiku.
Ata janë shumë të kërkuar në treg dhe ndër këngëtarët më të suksesshëm. /Telegrafi/