Si zakonisht jemi mësuar që Stupcat të prekin tema të ndryshme sociale të cilat i trajton me shumë sarkazëm.
Në këtë episod Sheqa tashmë është tjetër njeri, kujtesa e humbur vetëm sa po e shndërrohet në një tjetër person, jo aq të afërt me familjen, e shumë të interesuar për të fituar para.
Gjyla përfiton nga humbja e kujtesës së Sheqës dhe mundohet të vazhdoj karrierën e sapofilluar muzikore.
Romanca mes Sevdijës dhe Ilazit merr një kthesë interesante, Mësuesi është ende i fiksuar pas Lenditës, e cila është ende e fiksuar me Likin, ndërsa Liki ka takuar përsëri Majlinden.
Skenat komike rrjedhin nga fakti që të gjitha personazhet po kanë probleme që të përshtatën me dinamiken e re të jetës, me Sheqën e ri, dhe ambientin e ri të jetës.
Shikojeni episodin e plotë të 37-të të “Egjeli”-t në kanalin zyrtar: stupcat.gjirafa.com