EpicGames dhe Microsoft mblodhën rreth 131 milionë euro në fondet e ndihmës humanitare për Ukrainën nëpërmjet video-lojës Fortnite.
EpicGames gjatë lansimit të përditësimit në lojën e Fortnite ‘Resistance” kishte njoftuar se do t’i dhuronte të gjitha të ardhurat nga loja e Fortnite midis 20 marsit dhe 3 prillit, për organizatat e ndihmës humanitare që veprojnë në Ukrainë gjatë pushtimit të vazhdueshëm rus.
Kësaj iniciative iu bashkua edhe Microsoft me Xbox për të dhuruar të gjitha fitimet në ndihmë për Ukrainën.
Our deepest thanks to everyone who joined us in supporting humanitarian relief efforts for people affected by the war in Ukraine.
Together with the Fortnite community and @Xbox, we raised $144 million USD for @DirectRelief @UNICEF, @WFP, @Refugees and @WCKitchen. pic.twitter.com/lPAa8lmfJn
— Fortnite (@FortniteGame) April 4, 2022
Së bashku EpicGames dhe Microsoft mblodhën rreth 131 milionë euro, të cilat shkuan në organizata të ndryshme që po ofrojnë ndihmë urgjente në Ukrainë.
Kjo përfshin Ndihmën Direkte, UNICEF-in, Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Kuzhinën Qendrore Botërore. /Telegrafi/