Enver Haliti, i cili vjen nga Komuna e Vushtrrisë, ka sjellë albumin e tij më të ri i cili përmban këngë kryesisht për ahengje familjare dhe dasma. Enveri njihet jashtëzakonisht shumë në rajonin prej nga vjen për muzikën që ai realizon.
Ai është këngëtari i cili ka ndezë atmosferë në shumë dasma duke i lënë të paharrueshme për mysafirë.
Enveri ka treguar se orkestrimin e albumit e ka bërë Astrit Halimi.
Me zërin e tij magjik, Enveri ka bërë që të bëjë për vete shumë persona dhe familjarë të cilët tashmë e kanë adresën e tyre se ku të drejtohen për ta realizuar më pas dasmën e tyre me këngëtarin i cili e ndez atmosferën.