Site icon Telegrafi

Ënjtje e përflakje e nyjave të trupit? Reumatologu Demolli tregon se çka është Artriti reumatoid  

Reumatologu Besim Demolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet reumatizmale, të cilat janë më shumë se 200 sosh.

Demolli në këtë podcast ka folur edhe për sëmundjen Artriti Reumatid dhe simptomat që ka kjo sëmundje.

Artriti Reumatid është sëmundje inflamatore e cila manifestohet me ndezje, përflakje, ënjtje të nyjeve të gishtërinjve pa përjashtuar edhe nyjet e mëdha. Cak i prekjes janë nyjet e gishtërinjve, por mund të preken edhe nyjet e gjurit, kyçit poshtë, bërrylit etj”, tha ai.

Doktor Demolli tutje theksoi se kjo sëmundje që nuk i ka cak vetëm nyjat, por edhe organet tjera…

“…E prek edhe indin trunor, sytë, traktin tretës, zorrët, mushkëritë… sa më herë diagnostikohet problemi aq më herë parandalohen komplikimet”, tha ai.

Sipas tij, kjo sëmundje manifestohen me ënjte të gishtërinjve të duarve, me shtangim mëngjesorë që e tejkalon gjysmë orshin, me kufizim në lëvizje të ekstremiteteve, lodhje, plogështi.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.

Podcastin e plotë mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version