Enis Bardhi ka vazhduar me paraqitje fantastik në La Liga.
Mesfushori shqiptar i ka siguruar skuadrës së tij Levante fitoren në udhëtim te Granada 1-2.
Ishte minuta e 89-të e ndeshjes kur mesfushori shqiptar realizoi një gol të bukur nga distanca për t’i dhënë tre pikë të arta ekipit të tij.
Për reprezentuesin e Maqedonisë ky ishte goli i dytë këtë edicion në La Liga, teksa ka bërë edhe një asistim.
Me këtë fitore Levante është ngritur në pozitën e 11-të në tabelë me 23 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XF7UokhI51s&feature=emb_title