Telegrafi

Endrick te Real Madridi, marrëveshje e plotë verbale mes palëve

Transferimi i talentit të madh brazilian, Endrick nga Palmeiras te Real Madridi do të ndodh pasi tashmë ka marrëveshje të plotë mes të gjitha palëve të përfshira.

Endrick po llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj në botë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar.

Paraqitjet e tij të mira dhe cilësitë e treguar me vetëm 16 vjet kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Megjithatë, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Endrick po të transferohet te Real Madridit, pasi marrëveshja e plotë mes palëve tani është e mbyllur.

Real Madrid thuhet se do t’i paguajë 60 milionë euro Palmeiras plus 12 milionë euro taksat në një total prej 72 milionë eurosh.

Talenti brazilian i lindur në vitin 2006 do të bashkohet me Los Blancos në korrik të vitit 2024, kur Endrick t’i mbush 18 vjet.

Mbretërit planifikojnë të nënshkruajë të gjitha dokumentet brenda muajit dhjetor. /Telegrafi/