Emily Ratajkowski dukej e mahnitshme teksa mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë të hënën.
30-vjeçarja debutoi me balluke të reja dhe shfaqi format e saj të tonifikuara me një fustan dantelle gjysmë të tejdukshëm, ndërsa pozonte në tapetin e kuq.
Fustani vezullues dhuroi një paraqitje të shkurtër të dekoltesë së yllit dhe mbuloi belin e saj të tonifikuar me një rrip të zi të trashë.
Fustani i tejdukshëm tregonte këmbët dhe të brendshmet e yllit ndërsa ajo pozonte, duke treguar detajet e veshjes së ndarë në kofshë.
Flokët e saj ishin të stiluara në valëzime të buta dhe ajo kishte një gamë të pasur grimi.
Si aksesorë ajo kishte vendosur vath smeraldi dhe disa unaza që e kompletonin më së miri paraqitjen. /Telegrafi/