Mesfushori argjentinas, Ever Banega, dëshirohet nga trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery.
Banega ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Arsenalit.
Trajneri Emery është i etur për nënshkrimin e mesfushorit argjentinas pasi i njeh mirë aftësitë e tij.
Kjo pasi spanjolli ka punuar me Banegan gjatë kohës së tij si menaxher i Valencias dhe Sevillas.
Sipas mediumit La Colina de Nervion, edhe mesfushori i Sevilla është i gatshëm të bashkohet me Arsenalin, por së pari dëshiron siguri për rolin e tij në ekip nga trajneri Emery.
Reprezentuesi argjentinas dëshiron të dijë se sa kohë i garantohet në Emirates para se të bie dakord për t’u bashkuar me klubin.
Banega ka luajtur në të kaluarën edhe për Boca Juniors dhe Interin, ndërsa është reprezentuesi i rregullt i Argjentinës.
Argjentinasi besohet se vlen rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/