Site icon Telegrafi

Elon Musk thotë se ha për çdo mëngjes një petull të ëmbël dhe shprehet se “është akoma gjallë”

Elon Musk i cili pati thënë se do të preferonte më përpara “të hante ushqim të shijshëm dhe të jetonte një jetë më të shkurtër”, i ka qëndruar besnik fjalës së tij – ai tha se shijon një petull të ëmbël mëngjesi çdo ditë.

CEO i Twitterit zbuloi dëshirën e tij për ëmbëlsirat në përgjigje të një postimi nga Peter Diamandis, një mjek dhe CEO i organizatës jofitimprurëse XPRIZE, transmeton Telegrafi.

Të martën, Diamandis shkroi në Twitter se “sheqeri është helm”. Musk u përgjigj: “Unë ha një petull të ëmbël (‘donut’) çdo mëngjes. Jam akoma gjallë”.

Postimi i Musk-ut në Twitter ishte parë më shumë se 11.4 milionë herë. /Telegrafi/

Exit mobile version