Site icon Telegrafi

Elon Musk bën udhëtimin e parë në Kinë në më shumë se tre vjet, zgjerimi i Tesla-s në fokus

Shefi Ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, nisi të martën një vizitë “me interesa të larta” në Kinë me një takim me ministrin e Jashtëm të vendit në Pekin.

Me këtë vizitë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka shënuar kthimin e tij në qendrën më të madhe të prodhimit të prodhuesit të makinave elektrike pas tre vjetësh.

Udhëtimi është kthimi i fundit i një CEO të lartë të SHBA-së në Kinë që kur vendi rihapi kufijtë e tij dhe ndryshoi politikën e tij zero-COVID në dhjetor.

Tim Cook i Apple e vizitoi në mars, ndërsa Jamie Dimon i JP Morgan dhe Laxman Narasimhan i Starbucks janë gjithashtu në Kinë këtë javë.

Dhe siç raportohet më tej, Musk u takua me ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang disa orë pas mbërritjes në Pekin.

Ndërkohë siç raportojnë mediat e huaja, gjatë vizitës së tij në Kinë, në fokus do të jetë zgjerimi i Tesla.

Ministria e Jashtme citoi Musk të thoshte se ai ishte i gatshëm të zgjeronte biznesin në Kinë dhe kundërshtoi një shkëputje të ekonomive të SHBA-së dhe Kinës, duke shtuar se ai i përshkroi dy ekonomitë më të mëdha në botë “binjakë”.

Tesla nuk i është përgjigjur një kërkese të Reuters për koment mbi udhëtimin e Musk, itinerarin e tij apo takimin e tij me Qin.

Megjithatë, ai pritet të takohet me zyrtarë të tjerë të lartë kinezë dhe të vizitojë fabrikën e Tesla-s në Shangai gjatë udhëtimit të tij, raportoi Reuters të hënën, megjithëse nuk ishte e qartë se me kë do të takohej saktësisht ose cilat çështje do të diskutonin.

Ndryshe, Kina është tregu i dytë më i madh i Tesla-s pas Shteteve të Bashkuara.

Tesla përballet me konkurrencë në rritje nga automjetet elektrike të prodhuara në Kinë dhe disa pasiguri në lidhje me planet e zgjerimit për uzinën e Shangait, qendra e saj më e madhe e prodhimit. /Telegrafi/

Exit mobile version