Site icon Telegrafi

Elmije Xhemaili në TMkids, vajza që ndan pasionin e saj ndërmjet muzikës dhe matematikës

Elmije Xhemaili është mysafirja e radhës në emisionin TMkids. Ajo në tregimin e saj rrëfeu shumë gjëra interesante për jetën, pasionet dhe ëndrrat e saj për të ardhmen.

Elmija edhe pse për herë të parë ishte e intervistuar nga dikush, largoi emocionet e saja dhe u bë një super bashkëpunëtore, duke u përgjigjur në çdo pyetje që i drejtohej.

Tha se nuk i pëlqen rrjetet sociale, ndërsa kohën e kalon me vëllaun e saj më të vogël, duke e mësuar gjëra të reja të vyera për jetën. E aftësinë e mësuesisë, Elmija nuk e mohoi që dëshiron ta zhvilloj edhe më tutje duke u bërë në të ardhmen edhe profesoreshë e matematikës, pasiqë ishte lënda e saj e preferuar.

Elmija kishte një talent të theksuar për muzikë, madje me shumë dëshirë këndoi këngën ikonike “Mora fjalë”.

I pëlqente të vishet bukur e të shëtis, ndërsa në listimin e tre vendeve të preferuara përmendi: Gjermaninë, Zvicrën dhe Francën.

Elmija kishte një përkrahëse të veçantë dhe ajo ishte tezja e saj Ferideja, siç ia kishte dhënë vetë ajo epitetin “Tezja e preferuar”.

Një rrëfim të mbushur me gjëra interesante mund ta ndiqni në linkun e poshtë vendosur./Telegrafi/

Exit mobile version