Please enter at least 3 characters.

Eli Lilly do të jetë kompania e parë trilionë dollarëshe e barnave në histori – thotë investitori miliarder Ken Langone

2023/12/www-2.jpg
318:"Eli Lilly & Co. signage is displayed outside the company's office in La Jolla, California, U.S., on Tuesday, Aug. 23, 2011. Eli Lilly has developed productive alliances and partnerships that advance the capacity to develop innovative medicines at lower cost. Photographer: Konrad Fiedler/Bloomberg via Getty Images
26:"Bloomberg via Getty Images

Investitori dhe biznesmeni miliarder amerikan, Ken Langone mendon se Eli Lilly do të jetë kompania e parë trilionë dollarëshe e barnave në histori.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kompaninë e cila aktualisht vlen mbi 500 miliardë dollarë dhe është “aksionari” më i madh i kujdesit shëndetësor në botë.

"Unë mendoj se Lilly do të jetë kompania e parë trilionë dollarëshe e ilaçeve në histori", citohet të ketë thënë investitori miliarder në një intervistë për CNBC të mërkurën.

Në maj, ajo tejkaloi Johnson & Johnson për t'u bërë kompania më e madhe farmaceutike për nga kapitali i tregut.

Kështu, Lilly tani vlen rreth 568 miliardë dollarë.

Sipas Langone, i cili gjithashtu bashkëthemeloi Home Depot, e ardhmja e ndritur e Lilly ka shumë të bëjë me udhëheqjen e saj të mëparshme nën John Lechleiter. /Telegrafi/