Ditë më parë nëna e artistes shqiptare, Rita Ora, Vera Ora, është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Kjo e fundit e mirëpriti në presidencë, ndërsa bënë diskutime të ndryshme përfshirë këtu edhe shëndetin mendor, duke qenë se psikiatrja është më e njohur në këtë fushë.
Po atë ditë u bë një koment nga Rita, e cila postoi fotografitë e tyre në InstaStory me shkrimin: “Dy nga inspirimet e mia në një dhomë”.
Së fundmi takimi i Osmanit dhe Orës është komentuar edhe nga motra e Ritës, Elena Ora.
“I dua shumë këto dyja. Nëna ime dhe presidentja Vjosa Osmani”, tha ajo.
E në ripostimin që më pas e solli nga Osmani, ajo shtoi: “Mbretëreshat tona”.
Vera edhe më parë gjatë pandemisë kishte bërë një lidhje telefonike me presidenten Osmani.
Rita nga ana tjetër u shpall Ambasadore Nderi e Kosovës në vitin 2005. /Telegrafi/