Site icon Telegrafi

ELEM: Gjendja elektro-energjetike është stabile, po plotësohen gjithë nevojat e shfrytëzuesve

Drejtori i “AD ELEM” Kristijan Mickoski ka thënë se gjendja elektro-energjetike në Maqedoni gjatë periudhës me temperatura të ulëta është stabile dhe gjithë industria e cila është në tregun rregullues, po i përmbush të gjitha nevojat e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se gjatë shtatë ditët e para të këtij viti, “AD ELEM” prodhimtarinë e saj e ka rritur për 10,9%, që t’i përmbushë gjithë nevojat e qytetarëve dhe industrive.

Lexo po ashtu LSDM: Qeveria në largim i la qytetarët nën minus 20 gradë pa rrymë

Ai tha se në këtë periudhë të temperaturave të ulëta, është rritur vala e harxhimeve të energjisë elektrike për 10%, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version