Zyrtarët pyjorë në shtetin lindor indian të Odisha (ish-Orissa) shpëtuan një elefant të vogël pasi ai ra në një gropë.
Një studiues i kafshëve të egra tha se kur fshatarët panë që elefanti i vogël ishte ndarë nga tufa e tij, ata filluan të “bërtisnin”, përcjell Telegrafi.
I alarmuar nga rrëmuja e krijuar, elefanti filloi të ikte dhe ra në një gropë.
Kështu, zyrtarët pyjorë hapën një kalim duke përdorur një ekskavator për të liruar elefantin.
Ndryshe, numri i elefantëve të egër aziatikë po bie – Fondi Botëror për Natyrën thotë se ka më pak se 50,000 prej tyre aktualisht të gjetur në Azinë Jugore dhe Juglindore. /Telegrafi/