Site icon Telegrafi

Elbasan Rashani asiston në përmbysjen spektakolare që Clermont e bëri ndaj PSG-së

Paris Saint-Germain është duke humbur 3-2 në ndeshjen e fundit të sezonit 2022/23 dhe atë në shtëpi nga Clermont.

Derisa ishin duke fituar 2-0, skuadra parisiene në pjesën e dytë lëshoi tempon, me çka edhe pësoi tri gola.

Për të vulosur rikthimin sensacional të Clermont u përkujdes Grejohn Kyei, që u asistua prej Elbasan Rashanit në minutën e 63-të.

Kujtojmë se kjo është ndeshja e fundit për Lionel Messin në fanellën e PSG-së, ndërsa duket se do të jetë një lamtumirë e hidhur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version