Telegrafi

“El Clasico na bashkoi” – Blero, Edona James dhe Lumbardh Salihu bëhen bashkë për të shikuar super-ndeshjen

Real Madridi dhe Barcelona po përballen sonte në La Liga, në atë që njihet ndryshe edhe si ‘El Clasico’ mes këtyre dy skuadrave.

Dhe siç duket kjo ndeshje nuk po u ik edhe ish-banorëve të BBVK-s, pra Bleros, Lumbardhit si dhe Edona James-it.

Të ftuar në shtëpinë e Bleros, tre banorët janë bërë bashkë për ta shikuar ndeshjen mes dy super skuadrave.

Foto: Blero / Instagram

Siç dihet, Lumbardhi – fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është tifoz i Real Madridit, derisa Blero është një tifoz i zëshëm i Barcelonës.

“Kam kënaqësi t’i kem në shtëpi. El Clasico na bashkoi”, shkroi Blero në fotografinë postuar në Instagram. /Telegrafi/