Site icon Telegrafi

Eksperti Leonard Nikaçi flet për rëndësinë e proteinave dhe pse mishi i freskët i pulës është burim i pastër i tyre

Eksperti i fitnesit, Leonard Nikaçi, ka folur për rëndësinë e proteinave për turpin e njeriut në paraqitjen e tij më të fundit televizive në emisionin “Transformohu” në TV Dukagjini.

Leonard Nikaçi i cili ushtron edhe profesionin e trajnerit të fitnesit gjatë emisionit “Transformohu” ka thënë se proteinat si makronutrient janë prej më të rëndësishmeve për trupin e njeriut që sipas tij mund të merren nga ushqime të ndryshme.

Ai vuri theks të veçantë te mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj si burim i pastër dhe i madh i proteinave.

Këtu e kemi mishin e freskët të pulës nga Perutnina Ptuj që është burim PERFEKT i proteinës dhe burim primar i dietave”, theksoi trajneri i mirënjohur Leonard Nikaçi.

Ai shtoi se konsumi i proteinës apo dietat me përmbajtje të lartë proteinike që janë rekomandim i Transformohut do të ndikojnë që ose të shkrini dhjamin e tepërt, ose të shtoni peshë.

Pse mish i freskët nga Perutnina Ptuj është më i miri? 

Pula ka dobi shëndetësore që botërisht dihen, por mënyra e konsumimit dhe lloji i tyre ndikon shumë.

Mishi i pulës i pa pastruar mirë, mishi i pulës me eshtra dallohen për numër të lartë të kalorive, kurse mishi i pulës i ngrirë për një kohë të gjatë ka vlera të kufizuara ushqyese – ose nuk kanë fare vlera ushqyese.

Nëse veç vendosni të konsumoni mish, atëherë zgjedhni mishin e pulës të freskët nga Perutnina Ptuj.

Qoftë si file pule të pastruar, si shpatull apo kofshë, e përgatitni në mënyrën më të mirë për të gëzuar kështu vlerat e larta ushqyese që i zotëron dhe numrin e lartë të proteinave nga 25 deri 30 gram për një servim.

Vlen të përmendet se mishi i freskët nga Perutnina Ptuj vjen në shtëpinë tuaj i paketuar me standardet më të larta evropiane duke ruajtur cilësinë e jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha freskinë e produkteve nga mishi i pulës.

Si të gjeni mish të freskët nga Perutnina Ptuj?

Mishin e freskët të pulës nga Perutnina Ptuj mund ta gjeni në rrjetet e marketeve në mbarë Kosovën.

Mishin e pulës të freskët mund ta porositni edhe në platformën unike për porosi të produkteve ushqimore, Begmart.com

Porositë me Begmart.com ju vijnë në automjete frigoriferike me transport FALAS.

Exit mobile version