Site icon Telegrafi

Ekspertët tregojnë arsyen pse foka e goditi lundruesin me oktapod (Video)

Kyle Mulinder ishte bërë lajm në media para disa ditësh, pasi një fokë e kishte goditur me oktapod në fytyrë, derisa po lundronte në bregdetin e Kaikoura të Zelandës së Re. Tani ekspertët kanë bërë të ditur, arsyen prapa këtij rasti të pazakontë.

Duke pasur parasysh teknikën e fokave, se si e zënë prenë, besohet se ai ishte ngatërruar me gurë apo objekt të fortë, transmeton Telegrafi.

Më të zënë prenë, kjo gjallesë e nxjerr në sipërfaqe dhe e godet për gurë apo shkëmbinj, në mënyrë që ta trullos dhe ta mbysë.

Me këtë rast, Mulinder ishte konsideruar si ndonjë masiv i ngurtë, duke u shfrytëzuar si shënjestër për goditjen e oktapodit.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte, ishte aq shpejtë, vetëm se e ndjeva kur më ra në fytyrë”, ka thënë më pas Mulinder. /Telegrafi/

Exit mobile version