Site icon Telegrafi

Ekskluzive: Rrëfehet bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla: Nuk jemi ndarë, jemi bashkë dhe të lumtur (Foto)

Ikona e bukurisë kosovare, ish-Miss Kosova, njëherësh edhe këngëtare, Drenusha Latifi u vu sot (e shtunë) në qendër të vëmendjes së mediave.

U përfol se ajo dhe bashkëshorti i saj Atilla Kardesh i kanë ndarë rrugët, dhe se dyshja nuk janë më bashkë.

E gjithë kjo dilemë lindi kur një nga emisionet publikoi një storje lidhur me faktin se dyshja kanë hequr fotografitë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, dhe se sipas burimeve ishin ndarë.

Por, kjo del të mos jetë e vërtetë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Telegrafi ka arritur të kontaktojë me çiftin në fjalë, të cilët kanë treguar se i gjithë ky lajm është thjeshtë një spekulim.

“Nuk është vërtetë që jemi divorcuar, thashethemet nuk kanë fund. Ne vazhdojmë të jemi bashkë dhe shumë të lumtur”, ka thënë bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, ai tregon edhe të vërtetën rreth fotografive në rrjetin social Facebook.

“Sa i përket fotografive në Facebook, Thjeshtë i kam kategorizuar disa në privat, me çka nuk mund të shihen nga të gjithë. Ne kemi një jetë të lumtur së bashku në Suedi, dhe normalisht gëzimi jonë më i madh, është vajza jonë Ynwa”, përfundoi rrëfimin e tij për Telegrafin, Atilla.

Se janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë, këtë e tregon më së miri edhe kujdesi që dyshja kanë ndaj njëri-tjetrit.

Telegrafi ka arritur të sigurojë edhe një imazh ekskluziv, e cila është një pikturë me portretin e çiftit, të cilën Atilla e ka pikturuar vetë, si dhuratë speciale Drenushës për ditëlindjen e saj.

Kjo është piktura që Atilla pikturoi enkas për ditëlindjen e bashkëshortes së tij, këngëtares Drenusha Latifi

Kjo nuk është hera e parë që për çiftin hapen spekulime. Është thënë më herët në mediat vendore se bashkëshorti i këngëtares është turk, por Telegrafi mëson se edhe Atilla ka prejardhje shqiptare.

Çifti vazhdojnë bashkëjetesën e tyre të lumtur në Helsinborg të Suedisë. /Telegrafi/

Exit mobile version