Portreti i Mona Lisa “u sulmua” por mbeti i padëmtuar kur një vizitor në muzeun e Louvre në Paris tentoi ta thyente xhamin i cili e mbron pikturën më të famshme botërore para se torta që e ai e gjuajti ra në sipërfaqen e xhamit, në një sulm i cili lidhet me mbrojtjen e ambientit.
Pamjet e postuara në rrjetet sociale shfaqin momentin kur një djalë ishte futur në muze duke qenë i ulur në një karrige me rrota.
Djaloshi, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, gjithashtu u pa duke hedhur edhe trëndafila në galerinë e muzeut, përcjell Telegrafi.
Autori i sulmit, i cili ishte maskuar si një grua në moshë, u ngrit nga karroca dhe gjuajti me tortë në drejtim të xhamit anti-plumb.
Sulmi me tortë e la një njollë të bardhë kremoze e të dukshme, por piktura e famshme e piktorit Leonardo da Vinci mbeti e pa dëmtuar.
“Kjo për mua është një çmenduri”, tha autori i videos ku u panë pasojat e “sulmit”.
Ndërsa zyrtarët e Muzeut të Louvre në Paris, të hënën refuzuan që të komentojnë rreth incidentit të çuditshëm i cili ndodhi të dielën. /Telegrafi/