BLINK do të përballet me ekipin Viperio në kuadër të turneut European Pro League 2nd Division.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të ‘Upper Bracket’ në formatin ‘Bo3’.
Në rast të fitores ekipi shqiptar do të kaloj në finale të turneut Europen Pro League.
Në turneun European Pro League 2nd Division katër skuadra janë në garë për një grup çmimesh prej 10.000 dollarësh.
Ndeshja do të zhvillohet nesër (e martë) duke filluar nga ora 12:30, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të EU Pro League.
Për momentin ekipi BLINK renditet në vendin e 205 –të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe janë duke garuar në turne të shumtë kualifikues. /Telegrafi/