Site icon Telegrafi

Ekipi shqiptar BLINK do të përballet me ekipin bullgar SKADE në finale të turneut të CS:GO Clash of Leagues

(Foto: HLTV)

Në turneun Clash of Leagues morën pjesë gjithsej katër skuadra, në garë për një grup çmimesh rreth 5.000 dollarësh.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara ekipi BLINK ka siguruar finalen e madhe ndaj ekipit SKADE, të dyja ekipet u takuan edhe më herët sot (e diel), ku fitues doli ekipi SKADE me rezultat 2-0 me mapa.

Pas kësaj humbje ekipi BLINK u takua me ekipin Austria në ‘Lower Bracket”, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa për të siguruar finalen.

Ndeshja finale ndërmjet BLINK dhe SKADE do të zhvillohet sot (e diel), duke filluar nga ora 18:15 dhe do të transmetohet në kanalin A1 Gaming League në platformën Twitch.

Kampioni i turneut do të marrë me vete rreth 3.000 dollarë, ndërsa vendi i dytë do të fitoj rreth 1.300 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version