BLINK është një ndeshje larg kualifikimit në turneun kryesorë CCT Central Europe Series 1, pasi mposhti ekipin Entropiq Prague.
Këtë ndeshje ekipi BLINK e fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, dhe do të zhvilloj ndeshje tjetër nesër (e shtunë), në rast të fitores do të kualifikohet për në turneun kryesorë.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte Valon ‘vAloN’ Etemi, me vlerësimin nga HLTV 1.10.
Gjithashtu pjesë e turneut kryesorë janë edhe dy ekipet tjera shqiptare, Bad News Eagles dhe XTEAM të cilat kanë marrë ftesë direkt.
Gjithsej 16 ekipe do të jenë pjesë e turneut i cili do të filloj me datën 22 gusht, ku katër nga to do të sigurojnë pjesëmarrjen nga turneu kualifikues ku po garojnë edhe ekipi BLINK. /Telegrafi/