Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, është shfaqur së fundmi në ‘Fiks Fare’.
Prezantuesit së bashku me aktoren bënë batuta të ndryshme në lidhje me lojën që zhvilloi në këtë edicion.
Megjithatë, Egla thekson se nuk pendohet fare që ishte pjesë e këtij formati.
Pyetjes nëse do të zhvillohej një Big Brother me politikanë kush personazh do të ngjasonte më shumë me Edi Ramën brenda shtëpisë, fituesja e BBV3 tha se asnjë banor nuk ishte Edi Rama.
“Rama askush nuk ishte brenda shtëpisë. Kishte Lul por jo Bashë dhe si Lul mund të ishtë Rikja. Sepse të dy janë të bukur, të kuruar. Monika Kryemadhi mund të ishte “M” për “M”, Meritoni. Pasi është shumë këmbëngulës, me stil”.
Pyetjes së moderatorëve për Berishën e kohërave të sotme me kë mund të krahasoj, Ceno tha me Ilnisën, “Ka të njëjtën staturë dhe pushtet që ta imponon”.
Fitues të këtij Big Brother VIP me politikan sheh padiskutim veten ”Siç e dini unë i thyej të gjithë në mes edhe këta do i kisha thyer në mes’.
Finalisti i dytë në Big Brother u shpall Jul Deda, kurse në vend të tretë Romeo Veshaj. /Telegrafi/