Në Post Big Brother VIP Albania ish-konkurrentët mes shumë gjërave kanë folur edhe për marrëdhënien e Luizit me Kiarën.
Efi Dhedhes, që ka qenë shumë e afërt me çiftin, ka dhënë mendimin e saj në lidhje me ta që eksperiencën në reality show e përmbyllën me një dasmë të vërtetë.
Ish-banorja u shpreh se në fillim nuk ka besuar te dashuria mes Kiarës dhe Luizit, ndërsa vendimi për t’u martuar iu duk i nxituar.
Pjesë nga biseda e tyre:
Efi: Unë sot besoj. Në fillim, nuk e besoja. Më dukej shumë i shpejtë ai entuziazmi që kishte Luizi ndaj Kiarës. Ajo nuk ka treguar interes në fillim. Më dukej sikur e bezdiste. Pjesa e dasmës, m’u duk e shpejtë. Nuk më takon mua të them, por po shpreh mendimin tim.
Kiara: Po s’do të thotë, mund të jesh me letra dhe të vazhdosh njohjen. Normalisht që do ta njohim njëri-tjetrin jashtë.
Efi: Por, është diçka shumë e madhe dhe shumë e bukur për mua. Unë kur të arrij në atë hap, dua të arrij ato të tjerat. Le të flasim pak më hapur. Për mua, nëse nuk preken dy njerëz në çdo lloj kuptimi, më duket hap i nxituar. Por, gjithsesi jam shumë e lumtur. Uroj shumë që t’u ecë sa më gjatë.
Luizi: jam dakord që mund të quhet nga dikush që është veprim i nxituar apo i shpejtë. Por ishte një lloj përgjigje për të thënë që ne nuk u ndalëm kur ishim më në tabelë qitjeje, aq më tepër të ndaleshim tani. /Telegrafi/