Edona James dhe Alby the Goat duket se kanë prishur raportet me njëra-tjetrën.
Kjo është shfaqur në një klip që u transmetua gjatë spektaklit të natës së sotme (e hënë).
Ato kanë pasur zënka të mëdha me njëra-tjetrën, edhe pse në fillim ishin shoqe shumë të mira.
Derisa raporti i tyre u komentua edhe në Prime, transgjinorja nga Suhareka u prek në momentin që po fliste për aktoren.
Biondja filloi të qante duke thënë se Albyn e ka konsideruar që nga fillimi shoqe.
Zeshkania në anën tjetër theksoi se nuk ka ndonjë hatër-mbetje ndaj Edonës dhe se vazhdon të ketë raport të mirë me të.
Marrëdhënia e tyre duket se u prish pas lidhjes së Lumbardhit me Kaderin, meqë Alby qëndronte gjatë gjithë kohës me ta. /Telegrafi/