Site icon Telegrafi

Edhe trajneri grek ndërpret stërvitjet te K.B. Trepça

Gati një muaj pas ankesës së lojtarëve të Trepçës për mospagesë dhe bojkot, së fundi është shprehur edhe trajneri i ekipit, greku Dimitris Papadopoulos.

Ky i fundit i ka bërë të ditur kohës ditore se askush nuk po kujdeset për ekipin dhe tashmë ka ndërprerë stërvitjet me skuadrën mitrovicase.

Ai ka kërkuar nga klubi që së paku t’i jepen pagat për muajt e deritashëm nëse jo krejt.

Pritet të shihet në vijim se çka do të ndodh me klubin mitrovicas, që tashmë ka siguruar Play-Off e Superligës, ka qenë gjysmëfinaliste dhe organizatore e Final Fourit të Kupës si dhe për herë të parë në histori ka marrë pjesë në një garë ndërkombëtare këtë stinor

Exit mobile version