Ndeshja e basketbollit ndërmjet Kosovës dhe Estonisë ka tërhequr vëmendje të madhe edhe te personalitet e njohura të vendit.
Kjo ka bërë që në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë të jenë të pranishëm edhe disa prej politikanëve.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, ishin disa prej tyre. Natyrisht që nuk ka munguar përshëndetja ndërmjet tyre.
Kujtojmë që Kosovës i nevojitet fitorja në këtë përballje në mënyrë që të vazhdon në kualifikimet e mëtutjeshme për Kampionatin Botëror, ‘Kina 2019’.
Estonia, nga ana tjetër, e ka siguruar kualifikimin nga vendi i parë në Grupin C. /Telegrafi/