Djaloshi i ri nga Gjakova, Mark Bushaj, ka nënshkruar me klubin e njohur kroat, Hajdukun e Splitit.
Mark Bushaj ishte për disa ditë në prova tek skuadra e madhe kroate.
Aty, djaloshi gjakovar tregoi cilësitë e tij dhe kaloi me sukses provat në akademinë e Hajdukut të Splitit.
Pas kalimit të provave, 18-vjeçari ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.
Bushaj vjen nga akademia e klubit të njohur nga Gjakova, Vëllaznimi, ndërsa ka qenë edhe reprezentues i moshave të Kosovës.
Provat dhe transferimin e tij në Kroaci e ndihmoi agjenti Elvjer Raca. /Telegrafi/