Site icon Telegrafi

Edhe kur janë duke fjetur, kafshët tona na dëgjojnë dhe dallojnë atë që themi

Se si qentë në gjumë i kuptojnë fjalët që themi dhe se si ata “deshifrojnë” thirrjet e qenve të tjerë në fazën REM, duhet ende të hetohet në detaje

Nga aftësia për të lexuar emocionet tona te “gjuha” e tyre mbresëlënëse dhe të kuptuarit e fjalëve dhe numrave, aftësitë e qenve vazhdimisht na mahnitin.

Sipas studimit të fundit, qentë më shumë gjasa dëgjojnë atë që themi kur janë duke fjetur!

Një studim i vogël, i kryer mbi 13 qen, zbulon se truri i tyre dridhet kur flenë dhe njëkohësisht ekspozohen ndaj zhurmës së qenit dhe njeriut.

“Ky zbulim është domethënës, pasi përfaqëson dëshminë e parë që një qen përpunon zërin edhe gjatë gjumit”, thotë studimi, transmeton Telegrafi.

Qentë që morën pjesë në këtë hulumtim ishin të lidhur me pajisje që matën reagimet e mundshme të valëve të trurit të tyre ndaj disa ngjarjeve. Më pas ata ekspozoheshin ndaj tingujve të qenve dhe njerëzve kur ishin zgjuar, dhe më pas kur ishin të përgjumur dhe kur kishin rënë plotësisht në gjumë. Çdo tingull ishte i të njëjtit volum dhe ka zgjatur rreth një sekondë.

Qentë dëgjuan dënesje, vajtime, kollë, hungërima, psherëtima të qeshura dhe gogësitje dhe nuk u ekspozuan ndaj tingujve negativë që të mos trembeshin.

Madje edhe kur ishin në gjumë jo-REM, qentë dukej se e kuptonin që qentë e tjerë po thërrisnin ose njerëzit dhe ata treguan se si ndiheshin – pozitivisht ose ishin indiferentë.

Lexo po ashtu Çfarë ju thotë pozita e trupit të qenit gjatë gjumit?

Kjo aftësi është e njohur edhe te primatët, përfshirë njerëzit, por edhe te disa brejtës, si minjtë. Duke pasur parasysh se gjitarët kalojnë pjesën më të madhe të kohës në gjumë, aftësia për të përpunuar shenjat sociale edhe në këtë gjendje ka të ngjarë të luajë një rol jetik në mbijetesën e tyre.

Se sa kuptojmë se çfarë po ndodh rreth nesh ndërsa flemë varet nga faza e gjumit në të cilën ndodhemi dhe nga lloji i zhurmës që dëgjojmë.

Ashtu si njerëzit, qentë mbështeten te gjumi për të konsoliduar kujtimet dhe për të përpunuar emocionet. Gjumi i tyre ka ndryshuar me zbutjen dhe është më shumë i ngjashëm me atë të njerëzve sesa të specieve të tjera, madje ata vuajnë nga gjumi me ndërprerje, ashtu si njerëzit që vuajnë nga demenca.

Lexo po ashtu Mos e shqetësoni qenin tuaj derisa është duke fjetur: Këto janë pozicionet në të cilat zakonisht mund ta shihni

Edhe pse do të nevojiten kërkime të mëtejshme për të verifikuar këto gjetje, gjithnjë e më shumë ngjashmëri po zbulohen në sjelljen e gjumit të qenve dhe njerëzve.

Na duhet të presim zbulime të reja për tiparet e përbashkëta që ndajmë me miqtë tanë besnikë katërkëmbësh… /Telegrafi/

Exit mobile version