Në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP u eliminuan djemtë nga Kosova, DJ PM dhe Dagz.
Megjithëse me votat e publikut, njëri prej tyre do të rikthehej, fati kësaj radhe nuk ishte në duart e Pajtim Krasniqit (emri i plotë i PM).
Ky i fundit u largua përfundimisht për ta lënë në garë vetëm mikun e tij, Arbër Gumnishtën (emri i vërtetë).
Sidoqoftë, largimi i tyre bëri që të ketë reagime të shumta duke qenë se që në fillim i dhanë një atmosferë me ndryshe shtëpisë.
Konfuz me largimin e djemve së fundmi është bërë edhe parukieri i njohur, Kaci Lleshi.
Ai ka bërë një postim në InstaStory duke thënë se si ka mundësi që të largohen PM dhe Dagz, duke qenë se publiku i donte shumë.
“Këta publiku i deshti më shumë se gjithë ata që janë në shtëpi. Kush i largoi, kush..?”, u shpreh Lleshi.
DJ Dagz ndërkaq garon akoma për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/