Telegrafi

Edhe dy ditë publikon albumin e ri, Mozzik i bën thirrje estradës: Mos u frikësoni se nuk ju kam ngacmuar

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti i njohur, Mozzik, të premten (14 qershor) publikon albumin e ri të titulluar “Mërgimstar”.

Ka premtuar shumë sa i përket këtij projekti, ndonëse ka realizuar 20 këngë bashkë me videoklipe.

Në mesin e tyre ka edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të estradës.

Derisa kanë mbetur edhe dy ditë deri në lansim, ai u ka bërë thirrje estradës duke thënë se nuk e ka ngacmuar askënd.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ekzistojnë nganjëherë disa komente të estradës nëpër ‘së shpejti’ të mi disa suksese, disa bravo, disa respekt. Askund më nuk po mund të i gjejë”, tha ai.

“Mos u frikësoni askush se kurrë nuk e kam ngacmuar askënd. Fleni dathë”, shtoi mes tjerash artisti.

Pritet të shihet se çfarë ka realizuar ai këtë herë për fansat e publikun. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram