Site icon Telegrafi

“Ec për qytetin” – nismë e re e buxhetimit me pjesëmarrje në Komunën e Rahovecit, takimi me qytetarët më 30 korrik

Pas Komunës së Gjakovës e cila së fundmi realizoi takime me qytetarët e kësaj komune, ku mori ide nga qytetarët për realizimin e disa projekteve që do të përfshihen në buxhetin e Komunës së Gjakovës në vitin 2025, projektit për buxhetimin me pjesëmarrje i është bashkuar edhe Komuna e Rahovecit.

Sipas kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, “Ec për qytetin”  është nisma e tyre më e re për t’i përfshirë sa më shumë dhe drejtpërdrejt qytetarët e komunës së Rahovecit në procesin e vendimmarrjes.

Buxhetimi me pjesëmarrje, është një projekt që u mundëson qytetarëve të propozojnë ide për investime në lagjen e tyre, të votojnë për projektin më të mirë i cili në fund financohet nga Komuna.

Takimi me qytetarët e Rahovecit rreth këtij formati mbahet më datë 30 korrik 2024, në ora 16:30 në Parkun e Qytetit të Rahovecit./Telegrafi/

Exit mobile version