Site icon Telegrafi

​E zë poshtë autobusi që po rregullonte, vdes 54-vjeçari në Lushnje

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Karbunarë e Vogël të Lushnjes.

Mësohet se një 54-vjeçar teksa ishte duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit.

“Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit”, njofton policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch

Exit mobile version