Telegrafi

E vogël, e vogël por me cilësi të madhe!

Çka është diçka e vogël por me cilësi të madhe? Padyshim që farat e lulediellit!

Kur flasim për fara luledielli gjithmonë e kemi atë ndjesinë e lakmisë sepse kurrë nuk ngopemi, aq sa janë të shijshme janë edhe të shëndetshme si dhe një anti stres i pashoq.

Kur mbledhemi me shoqëri gjithmonë i mendojmë farat e lulediellit, kur shikojmë film, kur jemi në stres, kur përcjellim ndeshje futbolli dhe në shumë e shumë raste të tjera.

Nuk është i rastit ky epitet ‘e vogël, e vogël por me cilësi të madhe’, sepse po ju listojmë disa nga benefitet kryesore që farat e lulediellit kanë në organizmin tonë:

– Kontrollojnë dëmtimin e qelizave, duke ndihmuar në këtë mënyrë parandalimin e kancerit. Kjo pasi farat e lulediellit janë një burim i mirë me selenium, që është provuar si armik i kancerit.

– Përmbajnë minerale të domosdoshme për shëndetin e kockave: Përveç kalciumit, kockat kanë nevojë edhe për magnesium dhe bakër për të qenë të forta. Farat e lulediellit i kanë të dyja këto minerale. Si bonus kanë dhe Vitaminë E, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të artritit.

– Të mbajnë të qetë: Magneziumi tek farat e lulediellit ka reputacionin që qetëson nervat, duke liruar në këtë mënyrë stresin, migrenën dhe ndihmon për t’u relaksuar.

– I japin shkëlqim fytyrës: Përmbajnë vitaminën E, e cila lufton rrezet UV, dhe e mban lëkurën të re.

– Lehtësojnë problemet inflamatore: Si dhembja e kyçeve, gastriti, ulçera, skuqja e lëkurës, azma. Kjo, sepse farat e lulediellit kanë shumë antioksidantë.

– Vetëm një gjysëm filxhan me fara luledielli mban larg sëmundjet kardiake: Këto fara të vogla pengojnë kolesterolin e “keq” që të mos ngjitet në muret e arterieve, duke parandaluar në këtë mënyrë ataket e zemrës.

– Produkt i shkëlqyer për t’u shtuar në dietën tuaj: Me shijen e tyre unike, ju mund t’i hidhini në sallatë, në kos, në sanduiç, oriz, makarona. Mundësitë janë aq të shumta sa dhe të mirat e këtyre farave të adhuruara nga dielli.

– Përmbajnë fosfor, zink dhe minerale të tjera: Këto bëjnë të mundur që trupi të krijojë kocka dhe dhëmbë të fortë.

– Përmbajnë shumë proteina: Një filxhan i vogël me fara përmban 7 gram proteina. Kjo proteinë i jep trupit energji përgjatë të gjithë ditës, duke e bërë një ushqim shumë të shëndetshëm.


Farat e lulediellit shijojnë më shumë ato të Master Nuts – Kara Sevda, me tri shije (fara të zeza, fara të bardha me ekstra kripë dhe të djegsa).

MASTER I SHIJES!