Site icon Telegrafi

E tallnin për ngjyrën e errët të lëkurës, tani është modele shumë e kërkuar (Foto)

Khoudia Diop nga Senegali, ka pasur fëmijëri të vështirë sepse të gjithë e tallnin, sepse kishte ngjyrë shumë të errët të lëkurës.

Mirëpo, me kalimin e kohës ajo është mësuar ta dojë vetën dhe të pajtohej me nuancën që e mbulon trupin e saj, transmeton Telegrafi.

Dikur e tallnin, por tani ngjyra saj e errët po pëlqehet shumë

Meqenëse kishte linja të përkryera dhe fytyrë shumë të bukur, ngjyra e lëkurës as që u ra në sy zyrtarëve të shumë agjencive të modës, duke e angazhuar në shumë aktivitete.

Madje, ky element e ka bërë edhe më të kërkuar në industrinë e modës, sepse dallon nga të tjerat dhe veshjet bien në sy edhe më shumë.

Shumë angazhime në industrinë e modës për Diop

“Secili individ është unik, as që duhet të provoni të jeni si dikush tjetër sepse nuk mundeni”, është motoja e Diop.

Për shkak të dukjes, jo rastësisht llogaria e saj në Instagram i ka mbi 250 mijë ndjekës. /Telegrafi/

Exit mobile version